Telegrafi

Kryeziu: E kemi harruar humbjen ndaj Suedisë, maksimumin kundër Spanjës

Mesfushori Hekuran Kryeziu theksoi se tashmë e kanë lënë pas shpinës humbjen e pësuar nga Suedia dhe i gjithë fokusi është te sfida e nesërme.

Sipas tij është kënaqësi që të luajnë kundër Spanjës, një prej më të fortave në botë.

“Ka qenë një lojë shumë e vështirë me Suedinë por tani shikojmë përpara”.

“Është kënaqësi me qenë në Spanjë dhe të luajmë kundër një prej Kombëtareve më të mira në botë dhe pa dyshim do ta japim maksimumin tonë në fushë”, ka thënë Kryeziu.

Spanja e pret Kosovën në Sevilla nesër (e mërkure) nga ora 20:45. /Telegrafi/