Telegrafi

Kryeziu dhe Thaçi besojnë në fitoren e Kosovës

Përfaqësuesja A e Kosovës është grumbulluara para ndeshjes miqësore që do ta zhvillojnë me Letoninë.

Kosova ka mbajtur edhe stërvitjen e parë në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas në një atmosferë të mirë ku ishin të pranishëm qindra shikues.

Futbollistët e Përfaqësueses dukeshin në formë të mirë para gjatë stërvitjes së parë.

Njëri nga futbollistët më të mirë që ka Kosova, Hekuran Kryeziu ka folur pas stërvitjes duke thënë se janë të përgatitur dhe dëshirojnë fitoren.

“Po punojmë me zell e përkushtim në mënyrë që ta shënojmë një fitore dhe pikërisht para shikuesve tanë në Kosovë. Grupi është mjaft i përgatitur dhe të gjithë dëshirojnë fitoren”, u shpreh Kryeziu.

Ndërkohë për herë të parë në Përfaqësuesen A është grumbulluar edhe mbrojtësi i Gjilanit, Armend Thaqi.

Armend Thaqi po kalon nëpër një formë fantastike me Gjilanin

Mbrojtësi i djathtë është shprehur i lumtur për ftesën e marrë nga Muharrem Sahiti dhe beson në rezultat pozitiv.

“Jam i lumtur dhe i emocionuar që do të luajë për Kombëtaren A, para adhuruesve në Kosovë”.

“Kjo është e mirë për mua dhe familjen, por edhe përfaqësojë Superligën. Besoj në rezultat pozitiv”, ka deklaruar Thaqi.

Kosova do të përballet me Letoninë më 13 nëntor në Mitrovicë me fillim nga ora 19:30. /Telegrafi/