Telegrafi

Kryeziu bën thirrje që rasti i djalit të Shpend Maxhunit të mos kalojë në heshtje

Analisti, Ismet Kryeziu, ka përmendur disa nga ngjarjet aktuale në që po ndodhin në Kosovë. Ndër të tjera ka bërë thirrje të mos kalojë në heshtje rasti i djalit të Shpend Maxhunit, Shpëtimit.

“Djalit të ish shefit te Policisë, tani shef i AKI -së Shpend Maxhunit, i gjendet drogë dhe armë në veturë.

Deputeti i Kuvendit, akuzon dhe pretendon se kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi ka dhënë para për ta vrarë një prokuror nga Prizreni.

Vasfije Krasniqi, pasi rrëfen publikisht përjetimet e dhunës seksuale në luftë, del se përdhunuesi i saj, ka shërbyer në Policinë e Kosovës”, ka shkruar Kryeziu.

Thotë se asnjë shoqëri s’do t’i linte në heshtje çështjet e numëruara më lartë.

“Këto ngjarje, ne sektorin e sigurisë dhe te drejtësisë, asnjë shoqëri s’do ta linin në heshtje dhe plotësisht indiferent, sikur neve!? Deri sa nuk sillemi si shoqëri, asnjëherë s’do kemi shtet të së drejtës”, ka përfunduar ai.