Telegrafi

Kryeveprat e Van Gogh, Da Vincit dhe Matisses – në Luvrin e Abu Dabit

Komunikata, që publikon dhënien e përkohshme të këtyre veprave të jashtëzakonshme, nuk jep detaje për inaugurimin e muzeut të ndërtuar nga arkitekti, Jean Nouvel, por dhjetori 2015 mbetet objektivi i autoriteteve – theksuan burime franceze.

“Rreth 300 kryevepra që vijnë nga institucionet më të mëdha franceze do të paraqiten përkrah koleksionit të muzeut në vitin e hapjes”, theksoi Emirati. Këto vepra do të kompletojnë koleksionin duke ilustruar aktivitetin universal të muzeut Luvri i Abu Dabit.

Mes veprave bëjnë pjesë “La Belle Ferronniere” (Hekurpunuesja e Bukur) e Leonardo da Vincit, që vjen nga muzeu i Luvrit, “Autoportrait” (Autoportret) nga Vincent Van Gogh (muzeu i Orseit), “La Nature morte au Magnolia” (Natyra e vdekur në Magnolia) nga Henri Matisse (Qendra Pompidu), “La gare Saint-Lazare” (Stacioni Saint-Lazare) nga Claude Monet (Orsei), një statujë kolosale e mbretit Ramses II (Luvër) dhe një vepër e Andy Warhol 1968 (Big Electric Chair), marrë nga Qendra Pompidu. /BW/