Site icon Telegrafi

“Kryevepra” e radhës nga kompania gjermane Opus, Mercedes AMG GT 63S 4-Door Coupe që prodhon mbi 960 kuaj-fuqi

Një kompani që merret me modifikimin e veturave me seli në Nurburgring të Gjermanisë, ka prezantuar “kryeveprën” e radhës – bëhet fjalë për hibridin e Mercedes AMG me katër ulëse, i cili shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 2.7 sekonda dhe atë maksimale e ka të kufizuar në 320 km/h.

Së fundmi hibridi me dy ulëse i Mercedes-AMG One që e vë në lëvizje motori i modifikuar i Formula 1, po konsiderohet si AMG-ja më e fuqishme që mund të përdoret nëpër rrugët publike dhe që prodhon 843 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.

Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 2.9 sekonda, kurse shpejtësinë maksimale gjithashtu e ka të kufizuar në 316 km/h.

Në kompaninë gjermane Opus nuk janë marrë fare me motorin elektrik që prodhon 204 kuaj-fuqi, por e kanë modifikuar atë 4 litërsh V8 nga AMG që në vend të 639 kuaj-fuqi tani i ka 962.

Me shifra dhe performansa më të mira kanë arritur kësaj radhe, pasi që Coupe me katër dyer nga Opus nga 0-100 kilometra e arrin për 2.7 sekonda.

Mjaftojnë të kalojnë 8.5 sekonda që shpejtësia nga 0-200 kilometra në orë të arrihet pa ndonjë problem.

Njësitë e para do t’ju shkojnë në shtëpi blerësve në fund të tetorit, kurse në Opus kanë paralajmëruar fazën e dytë që do të ishte një AMG GT 63 S Coupe me katër dyer, që do të duhej të kishte mbi 1.000 kuaj-fuqi. /Telegrafi/

Exit mobile version