Telegrafi

Kryetarja e qytetit italian në arrest shtëpiak për shkak të racizmit, ua ndante ndihmat personave që nuk kishin nevojë për to

Kryetarja e qytetit italian San Germano Vercellese, Michela Rosetta, është në arrest shtëpiak për shkak të racizmit, diskriminimit dhe mos ofrimit të ndihmës për personat që shteti ua kishte ofruar në kohën e pandemisë, shkruan e përditshmja italiane Il Fato Contidiano.

Rosetta kishte mbikëqyrur personalisht shpërndarjen e ndihmave humanitare, pakot me ushqim ua kishte shpërndarë familjeve që nuk kishin drejt t’i marrin, e siç është konfirmuar përmes përgjimeve telefonike, ajo qëllimisht ua kishte ndalur ndihmat familjeve të varfra me shumë fëmijë si dhe të huajve, transmeton Telegrafi.

Kryetarja e qytetit ua kishte ndalur ndihmat personave më të rrezikuar, kurse pakot ua kishte dhënë atyre që nuk kishin drejtë t’i marrin dhe që konsiderohen si prodhime luksoze.

Një nënë me shumë fëmijë i ishte refuzuar ndihma pasi kishte kërkuar të mos i japin ushqimin që e konsumojnë në këtë rajon, për arsye fetare.

Rosetta, anëtare e Liges, parti e qendrës së djathtë, edhe më parë kishte qenë e përfshirë në vepra të kundërligjshme. /Telegrafi/