Site icon Telegrafi

Kryetarja e Preshevës: Aktivizohuni kundër pasivizimit, votoni

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, duke thënë se kështu bëhemi aktiv kundër pasivizimit.

Përmes një postimi në Facebook, Sinani ka shkruar se “në vazhdën e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore, të shoqëruar tashmë edhe me politikat e pasivizimit, duhet të jemi çdo herë e më shumë aktiv”.

Ajo ka thënë se të dielën duhet të votohet për deputetë cilësorë dhe të rreshtuar drejt, të cilët janë përherë në koalicion me shqiptarët.

Postimi i plotë:

Aktivizim kundër pasivizimit.

Sot është dita.

Dita kur si qytetar zgjedhim ata dhe ato që do të flasin dhe veprojnë në emrin tonë në parlament.

Në vazhdën e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore, të shoqëruar tashmë edhe me politikat e pasivizimit, duhet të jemi çdo herë e më shumë aktiv.

Për deputet e deputete cilësorë dhe të rreshtuar drejt.

Që janë përherë në koalicion me shqiptarët. Me interesin e përgjithshëm.

Votoni. /Telegrafi/

 

Exit mobile version