Site icon Telegrafi

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë: Rasti i Ilir Metës, tronditës

Nuk ia tha emrin Ilir Metës, por konfirmoi se ishte vënë në dijeni zyrtarisht se politikani me profil të lartë, me inicialet I.M  kishte qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Prandaj Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të Kuvendit për të ndryshuar ligjin. Ajo e quajti rast tronditës zbulimin dhe tha se kishte njoftuar kryetarët e grupeve parlamentare, të Komisionit të Ligjeve dhe të Sigurisë.

“Dje Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka informuar publikun për rastin e një politikani me profil të lartë, me inicialet I.M, i cili ka rezultuar i përfshirë në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit. Autoriteti i Dosjeve ka nisur gjithashtu një letër në drejtimin tim, ku më ve në dijeni të identitetit të këtij politikani me profil të lartë dhe kërkon nga Kuvendi ndërhyrje të menjëhershme për adresimin e një pengese ligjore, që nuk ia mundëson Autoritetit veprimet e domosdoshme për rastin. Rasti është tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër”.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi në një konferencë për shtyp, i pyetur nga mediat. Ai mohoi të ketë bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit dhe akuzoi Autoritetin e Dosjeve dhe kryetaren e Kuvendit se janë vënë në shërbim të kryeministrit Rama.

“Derisa sa del ajo pula e Kuvendit aty se gjë pa dinjitet është, del aty e u thotë shqiptarëve ne do zbulojmë I.M, turp i madh faqe e zezë se di a ka në personalitet këta njerëz? Ajo po të kishte shqetësim të bënte një telefonatë, se unë e kam respektuar. Po ca do presësh me mesatare 5 pikë ca e mbani mend si e këputën studentët?”

Meta tha se askush nuk e ka penguar parlamentin për të ndryshuar ligjin dhe sfidoi Autoritetin e Dosjeve t’i bëjë publike dokumentet që disponon. Sipas tij,  kjo është veçse një zhurmë për të hequr vëmendjen nga skandali i inceneratorëve./TV Klan

Exit mobile version