Kryetarja e partisë serbe “Zavetnici”, Milica Gjurgjeviq – Stamenkovski, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se përmes pyllit ka hyrë në Kosovë.
Krahas fotos, të postuar në platformën “X” ajo ka shkruar “Kush e di qëllimin e di rrugën”, udhëheqësja e “Tubimit Kombëtar” (protestave antiqeveritare në Serbi) kujtoi se “autoritetet në Prishtinë prej vitesh nuk e lejojnë të hyjë në Kosovë”.
“Me vite ma kanë bllokuar hyrjen në Kosovë me pretekstin se po ua prish ‘rendin kushtetues’. Është e rëndësishme për mua të mbroj rendin kushtetues të vendit tim. Menduan se do të më ndalonin edhe sonte, por siç thashë – kush e di qëllimin, e di rrugën, qoftë edhe nëpër pyll. Përshëndetje nga fshati Reçicë!”, ka shkruar ajo, transmeton Telegrafi.
УШЛА САМ НА КОСМЕТ
Годинама ми блокирају улазак на КиМ под изговором да им “нарушавам уставни поредак”. За мене је важно да браним уставни поредак моје државе. Мислили су да ће ме и вечерас зауставити али као што сам рекла – ко зна циљ, тај зна и пут, макар био кроз шуму.… pic.twitter.com/FHzqoduH7D
— Милица Ђурђевић Стаменковски (@milicazavetnica) November 24, 2023
Paraprakisht ajo kishte folur drejtpërdrejt në Facebook nga fshati Rastelicë i komunës së Kurshumlisë, qindra metra larg vijës kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe ka paralajmëruar se do ta kalojë atë.
Налазимо се у селу Растелица у општини Куршумлија, на 100 метара од административне линије са Косовом и Метохијом. Иако ми је улазак у нашу јужну покрајину забрањен, вечерас ћу прећи ту невидљиву линију.
У овом селу нема више ниједног јединог Србина, а једина српска породица која… pic.twitter.com/L36imk275Z— Милица Ђурђевић Стаменковски (@milicazavetnica) November 24, 2023
Gjurgjeviq tha se nuk ka më serbë në atë fshat dhe “ekstremistët shqiptarë hyjnë rregullisht atë fshat, duke kaluar kufirin për të prerë pyjet” . /Telegrafi/