Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është duke vazhduar vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor.
Pas vizitës në Shqipëri dhe Kosovë, der Leyen sot është duke qëndruar për vizitë në Serbi.
Kryetarja e KE-së ka takuar sot presidentin serb Aleksandar Vuçiq me të cilin kanë diskutuar edhe për situatën aktuale në veri të Kosovës.
Der Leyen gjatë takimit me presidentin serb, ka kërkuar që të gjejnë një zgjidhje për situatën aktuale me Kosovën.
“Unë i vlerësoj hapat e ndërmarrë deri më tani në reformat dhe sundimin e ligjit. E rëndësishme për të përparuar më tej në mënyrë që Serbia të mund të anëtarësohet në BE. Gjithashtu është vendimtare për të përdorur dialogun e lehtësuar nga BE për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën aktuale me Kosovën. Bashkëpunimi është e vetmja rrugë përpara”, ka shkruar Ursula von der Leyen në Twitter.
Ndryshe dje gjatë vizitës në Kosovë, kryetarja e Komisionit Evropian tha se ndjehet e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, dhe se dialogu është rruga e vetme për të gjetur një zgjidhje. /Telegrafi/
I commend the steps taken thus far on reforms and rule of law.
Important to progress further so Serbia can join the EU.
Also crucial to use the EU-facilitated dialogue to find a sustainable solution to the current situation with Kosovo.
Cooperation is the only way forward. pic.twitter.com/cu8jN1WUJz— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 30, 2021