Site icon Telegrafi

Kryetarit të Manastirit Vlladimir Taleski ia urojnë ”Faljen” (Video)

Një grup qytetarësh nga Manastiri kanë shtypur kartëmonedha me fytyrën e kryetarit të komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, të cilat i janë hedhur Taleskit, gjatë takimit të tij me ministrin për transport dhe lidhje, Vllado Misajllovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rasti ka ndodhur në rrugën Manastir – Resnjë – Bukovë, ku ministri Misajllovski dhe kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski, kanë inspektuar punimet e kësaj rruge.

Qytetarët vazhduan me aktivitetin e tyre, duke qëndruar prapa kryetarit Talevski, në momentin kur ai mbante konferencë shtypi për gazetarët, ndërkaq mbajtën në duar parullën ”Urime Falja”./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Taleski i iku “urimit” për falje nga hyrja e pasme e teatrit

Exit mobile version