Shtëpia e kryetarit të komunës së Dollnenit, Boshe Millosheski, ka qenë cak i plaçkitjes mbrëmë vonë, me ç’rast janë vjedhur 6000 euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Millosheskit, paratë janë vjedhur nga shtëpia e tij që gjendet në lagjen Rid të Prilepit. Atë natë, ai ka qenë në fshatin e tij të lindjes në fshatin Sekirci.
Millosheski konsideron se hajnat kanë patur informacione të sakta se sa para mund të ketë patur në shtëpi dhe se nuk do të ndodhet ai dhe familja e tij, në natën kritike.
Policia ka kryer ekspertizën dhe ka ndërmarrë masat konkrete për të gjetur keqbërësit./Telegrafi/