Telegrafi

Kryetari i Vitisë: Do ta vendosim në karantinë fshatin Stubëll

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka bërë të ditur se 77 vjeçari i cili është prekur me coronavirus është nga fshati i Stubëll.

Ai për klankosova.tv bëri të ditur se stafi mjekësor i cili i kanë ofruar ndihmë këtij personi në QKMF-në e qytetit janë në karantinë.

“Në karantinë i kam futur 15 persona të stafit mjekësor. Po ashtu menjëherë kemi marrë masat dhe shumë shpejtë pritet të futim në karantinë tërë fshatin Stubëll nga vjen personi i prekur me coronavirus. Jemi duke hulumtuar se më cilët persona ka pasë kontakt personi në fjalë”, ka thënë Haliti.