Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm terrorist në Aeroportin e Stambollit, ku si pasojë humbën jetën dhjetëra qytetarë të pafajshëm dhe u lënduan shumë të tjerë.
Veseli ka thënë se sulmi terrorist në Aeroportin e Stambollit nuk është i drejtuar vetëm kundër sigurisë së shtetit turk, por synon të krijojë efekt pasigurie në shkallë globale.
Lexoni të plotë postimin e Veselit në Facebook:
“Sulmi i mbrëmshëm terrorist në Aeroportin e Stambollit që mori jetën e dhjetëra qytetarëve të pafajshëm dhe la të lënduar edhe shumë të tjerë, nuk është i drejtuar vetëm kundër sigurisë së shtetit turk, por synon të krijojë efekt pasigurie në shkallë globale.
Ne ndajmë dhimbjen me të afërmit e viktimave të pafajshme dhe qëndrojmë pranë shtetit mik Turqisë si aleat, së bashku me gjithë botën demokratike, në luftën kundër terrorizmit, kësaj të keqeje globale”. /Telegrafi/