Site icon Telegrafi

Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj: Po dalim fitimtarë nga beteja me coronavirusin

Nik Gjeloshaj

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka thënë se masa e marrë e izolimit prej 21 ditësh të kësaj komune ka pasur sukses.

“Kishim 36 raste që në 15 mijë banorë ishte ekstrem i madh. Lëvizja ka qenë nga ora 08:00 deri në 14:00 për një anëtar të familjes që mund t’i kryente obligimet familjare”.

“Kemi ndarë komunën në 15 zona dhe të gjitha me koordinatorët e vet. Kemi formuar grupe punuese për gjërat elementare, ilaçe… Ia kemi dalë në një çështje që ishim pa përvojë. Ia dolëm pasi patëm shuam raste negativ, po dalim nga kjo betejë fitimtarë”, ka thënë Gjeloshaj për Klan Kosova.

Ai ka thënë se shpenzimet për t’ia dalë me pandeminë mund të arrijnë deri në 500 mijë euro.

“Për ditë përmes vullnetarëve në secilën shtëpi ka shkuar buka, qumështi, jogurti, sallata… Përllogarinë përfundimtare nuk mund ta japim tash – gjysmë milion euro diku”, tha Gjeloshaj.

Exit mobile version