Telegrafi

“Kryetari i Sllovenisë Borut Pahor bën ‘tifo’ për referendumin e 30 shtatorit” (Video)

Në kuadër të referendumit më 30 shtator, Kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor, përmes një fjalimi të tij në video, thotë se bën tifo për Maqedoninë të pranojë të ardhme evropiane në referendumin e 30 shtatorit.

“Besoj se do të dëshironit të sjellin vendim ku Maqedonia do të jetë e hapur për të ardhmen. Ne bëjmë tifo për ju, shpresojmë për më të mirën. Urime për Maqedoninë”, tha Pahor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sot përkrahje për referendumin publikoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbberg, ndërsa dje kryetari i Francës, Emmanuel Macron./Telegrafi/