Telegrafi

Kryetari i Skenderajt fton qytetarët të kujdesen për ambientin

Komuna e Skenderajt po përgatitet që të shënojë Ditën e Tokës.

Kryetari i saj, Bekim Jashari, iu ka kujtuar të gjithë qytetarëve për përgjegjësinë që kanë ndaj ambientit.

Jashari mori shkas nga një aksion pastrimi i të rinjve në Rezallë të Re, që sipas tij, është shembulli më kuptimplotë i kujdesit dhe qytetarisë aktive për natyrën e pastër.

Ai ka paralajmëruar edhe aksionin e pastrimit në të gjithë territorin e Komunës së Skenderajt.

“Në këtë muaj kur do të shënojmë Ditën e Tokës, Komuna e Skenderajt do të zhvillojë aksionin e pastrimit, në gjithë territorin e komunës sonë. Dhe, deri të vije ajo ditë, të marrim shembullin e të rinjve të Rezallës së Re”, ka thënë Jashari.

Ditë më parë, ai paralajmëroi edhe dënimin me gjoba mandatore për të gjithë ata që kapen duke ndotur ambientin./kp/