Site icon Telegrafi

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari përkrah peticionin për bashkimin e Mitrovicës

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur se përkrah nismën e ndërmarrë nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, për nënshkrimin e peticionit që kërkon bashkimin e Mitrovicës.

Jashari shkruan se si kryetar i Komunës së Skenderajt, e përkrahu inicimin e procedurës për Ndryshim-Plotësimin e Ligjit, Nr. 03/L-041, për Kufijtë Administrativ të Komunave, me qëllim të bashkimit të qytetit të minatorëve, Mitrovicën, nismë kjo e ndërmarrë nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri.

Lexo po ashtu Fillon nënshkrimi i peticionit për bashkimin e qytetit të Mitrovicës

“Ka filluar edhe zyrtarisht mbledhja e nënshkrimeve në Mitrovicë, dhe ne si institucione lokale do ta përkrahim peticionin për bashkimin e qytetit”, ka shkruar Jashari.

Kujtojmë se gjatë së hënës ka filluar nënshkrimi i peticionit për bashkimin e Mitrovicës Jugore me atë Veriore.

Exit mobile version