Kryetari i të rinjve të PDK-së, Donjet Bislimi, ka takuar në Berlin të Gjermanisë ish-sekretaren e SHBA-së Madeleine Albright.
Kreu i të rinjve të PDK-së ka marrë pjesë në Konferencën “European Democratic Youth Network”, që u mbajt për nder të rënies së murit të Berlinit.
Donjet Bislimi ka njoftuar përmes faqes së tij në Facebook se përqafimi me Madeleine Alblbright është më emocionuesi në gjithë jetën e tij deri tani.
“Sot takova atë që dikur e bëri të mundur lirinë dhe pavarsinë tonë, heroina e gjallë e Republikës sonë ?? Bisedën dhe mësimet e saj do i mbajë në mend tërë jetën time. Përqafimi më emocionues i këtyre 25 viteve të mija jetë!
Madeleine Albright ?”, ka shkruar Bislimi.