Site icon Telegrafi

Kryetari i ri i PPD-së mbështet protestën e ”Këshillit Opozitar” sot

Partia për Prosperitet Demokratik njoftoi se Gjykata Themelore ka sjellë aktvendim për evidentimin e ndryshimeve në Regjistrin e partive politike, që ka të bëjë me aktet e partisë si dhe përfaqësuesin e saj në cilësi të Kryetarit të PPD-së Faton Aliti, konform akteve të miratuara nga ana e Kongresit të PPD.

Më tej nga kjo parti thanë se pa hezitim mbështesin Protestën e 9 Majit , si dhe çdo protestë që ka për qëllim sjelljen e ndryshimeve politike në këtë vend si dhe rrëzimin e këtij pushteti autoritar, njofton Portalb

“Ftojmë anëtarësinë tonë që në mënyrë të organizuar të marin pjesë në protestën e nesërme në Shkup, duke i rikujtuar se protestat janë shtyllë e Demokracisë dhe mu për këtë apelojmë që kjo të jetë sa më masovike, protestë e qetë dhe me dinjitet.” thanë sot nga PPD./Telegrafi/

Exit mobile version