Pasi që komisioni për emërim dhe zgjedhje tanimë ka kryetarin, prej të hënës nuk ka asnjë pengesë që të zgjidhet edhe kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Kuvendit duhet të jetë shqiptar, gjithmonë sipas Bujar Osmanit i cili mbrëmë për Telegrafin e konfirmoi këtë vendim të partivë BDI dhe LSDM.
Detyra e parë e kryetarit të Kuvendit është shpall zgjedhjet lokale të cilat veçse kanë kaluar afatin e shpalljes.
Detyra e dytë është që kryetari i ri i Kuvendit të informoj zyrtarisht kryetarin e shtetit se në Kuvend ka shumicë parlamentare me 67 deputetë.
Nga kjo, pritet që kryetari i shteti të jep mandat për këtë qeveri të krijuar në Kuvend. /Telegrafi/