Telegrafi

Kryetari i Rahovecit viziton vendin ku shpërtheu bombola e gazit

Smajl Latifi, kryetari i Rahovecit ka qëndruar në fshatin Ratkoc të kësaj komune, ku ka shpërthyer një bombolë gazi, e që për pasojë mbetën të lënduar 11 persona.

Latifi në rrjetin social Facebook ka shkruar, se është informuar për së afërmi me detajet e ngjarjes.

“I shqetësuar u informova rreth shpërthimit të bombolës së gazit në Ratkoc! Isha në vendin e ngjarjes ku pashë nga afër pasojat – fatmirësisht të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë!”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Lexo po ashtu Pas shpërthimit të bombolës në Rahovec, katër nga të lënduarit vazhdojnë trajtimin në spital

Nga të gjithë të lënduarit, zëdhënësja e Policisë, Lirie Podrimaj ka bërë të ditur se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.

Trajtimin mjekësor në spital e kanë vazhduar katër persona, kurse të tjerët janë liruar. /Telegrafi/