Smajl Latifi, kryetari i Rahovecit ka qëndruar në fshatin Ratkoc të kësaj komune, ku ka shpërthyer një bombolë gazi, e që për pasojë mbetën të lënduar 11 persona.
Latifi në rrjetin social Facebook ka shkruar, se është informuar për së afërmi me detajet e ngjarjes.
“I shqetësuar u informova rreth shpërthimit të bombolës së gazit në Ratkoc! Isha në vendin e ngjarjes ku pashë nga afër pasojat – fatmirësisht të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë!”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Nga të gjithë të lënduarit, zëdhënësja e Policisë, Lirie Podrimaj ka bërë të ditur se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.
Trajtimin mjekësor në spital e kanë vazhduar katër persona, kurse të tjerët janë liruar. /Telegrafi/