Qyteti italian i Amatrice në Lazion veriore pothuajse u shkatërrua krejtësisht nga një tërmet 6.2 shkallë, tërmet i cili goditi Italinë qendrore.
Kryetari i qytetit, Sergio Perozzi, ka treguar se si janë duke tentuar të shpëtojnë njerëzit nën rrethoja, përcjell Telegrafi.
“Rrugët kryesore në dhe jashtë qytetit janë bllokuar. Gjysma e qytetit u shkatërrua”, ka thënë ai për televizionin Rai.
“Dëgjojmë zëra të njerëzve nën rrënoja”, ka shtuar ndër tjerash ai.
E gjithë qendra e qytetit të vogël është “zhdukur” pas tërmetit shkatërrues. /Telegrafi/