Site icon Telegrafi

Kryetari i qyteti polak Gdansk ndërron jetë në spital (Foto)

Kryetari i një qyteti polak ka ndërruar jetë në spital pasi një burrë e kishte therur me thikë në një event bamirës, kanë njoftuar autoritetet e këtij vendi.

Paëel Adamoëicz, kryetar i qytetit polak Gdansk, ishte në skenë kur u sulmua nga një person. Sipas dëshmitarëve 53-vjeçari i ndjerë po mbante barkun me dorë menjëherë pas sulmit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Kryetari i qytetit polak Gdansk theret me thikë gjatë një koncerti bamirës, e gjithë ngjarja ndodhë para qindra personave (Video, +16)

Ndërkaq sipas policisë polake, ata kanë konfirmuar se kanë arrestuar sulmuesin i cili kishte marrë mikrofonin dhe kishte bërtitur para turmës se ishte mbajtur në burg pa bërë as më të voglin krim.

“Emri im është Stefan. Kam qenë në burg edhe pse isha i pafajshëm. Jam torturuar”, ka thënë sulmuesi para se të kryente sulmin. /Telegrafi/

Exit mobile version