Site icon Telegrafi

Kryetari i Prizrenit dhe ai i Suharekës me aksion të përbashkët të pastrimit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ndërmorën një aksion simbolik të pastrimit të zonës kufitare mes komunës së Prizrenit dhe asaj të Suharekës.

Në një fjalë rasti kryetari Haskuka deklaroi se “Komunat tona nuk mund të qëndrojnë në nivelin e kënaqshëm të pastërtisë, nëse të gjithë nuk vetëdijësohemi për mos hedhjen e mbeturinave nëpër hapësira publike dhe nëse materiet inerte nuk i dërgojmë në vendet përkatëse”.

Më tej kryetari Haskuka iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’iu bashkëngjiten këtij aksioni për pastrimin dhe ruajtjen e ambientit.

Kurse kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj deklaroi se qëllimi kryesor i këtij aksioni është vetëdijesimi i qytetarëve dhe theksoi se përkushtimi për një ambient më të pastër dhe më të gjelbër do të vazhdojë edhe në të ardhmen./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version