Site icon Telegrafi

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përgëzon shokun e tij Kekën për paraqitjen në ‘The Voice of Albania’ (Foto)

Prezantuesi i Klan Kosovës, Kreshnik Berisha, ka kaluar në fazën tjetër të ‘The Voice of Albania’.  

Keka me këngën, Jeremy nga rok bendi, Pearl Jam, ngriti në këmbë të katër trajnerët.

Paraqitja e tij e bëri jo pak krenar të parin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, që është edhe mik i tij, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Keka i Klanit e ‘çmend’ jurinë e ‘The Voice of Albania’ (Video)

Ai përmes një postimi në ‘facebook’ është ndjerë krenar për Kekën.

“Emocione të veçanta për mikun tim prej fëmijërisë Keka Kreshnik Berisha në Voice me Jeremy. #proud #happy. Way to go Keka!”, shkruhet në postimin e Ahmetit. /Telegrafi/

Postimi i të parit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për shokun e tij Kekën.
Exit mobile version