Site icon Telegrafi

Kryetari i Prilepit kërkoi ndërhyrjen e helikopterëve për shuarjen e zjarrit në Varosh, zjarri në Strumicë është ende aktiv

Në territorin e RMV-së, zjarre aktive ka në afërsi të fshatit Dobroshinci të komunës së Vasilevës, ku digjen pyje me kërcell të ulët dhe bimësi, si dhe mbi vendbanimin Varosh në komunën e Prilepit, ku digjet bimësi e ulët.

Qendra për Menaxhim me Kriza, duke iu referuar informacioneve të QMK-së rajonale të Strumicës, njofton se është bërë xhiro në terren dhe është konstatuar se nuk ka djegie aktive.

Nga ora 05:00, Njësiti Territorial i Zjarrfikësve nga Strumica me katër vetura dhe 16 zjarrfikës janë në terren dhe po bëjnë shuarjen zjarreve në vendet ku ka zjarre aktive.

“Nëse gjatë ditës ka nevojë për forca shtesë, do të kërkohet ndihmë nga Njësia e Zjarrfikësve të Radovishit dhe mbështetje ajrore nga një helikopter”, njofton QMK.

Gjatë ditës së kaluar ka pasur ndërhyrje ku kanë marrë pjesë zjarrfikësit e Strumicës me katër vetura dhe 20 zjarrfikës, zjarrfikësja e Radovishit me pesë zjarrfikës dhe dy vetura dhe rreth 25 policë, si dhe janë aktivizuar edhe dy helikopterët e MPB-së.

Aktiv është edhe zjarri pas vendbanimit Varosh në komunën e Prilepit, ku digjet bimësi e ulët. Ka një degë aktive që lëviz në drejtim të manastirit “Traskavec” i cili është shuar në orët e mëngjesit dhe nuk përbën rrezik për zonat e banuara./Telegrafi/

Exit mobile version