Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar Bajram Rexhepin në katërvjetorin e vdekjes.
Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se jeta e Bajram Rexhepit ishte një tregim i jashtëzakonshëm, plot sfida, beteja e fitore.
Lexoni të plotë postimin e Krasniqit:
Jeta e Bajram Rexhepit ishte një tregim i jashtëzakonshëm, plot sfida, beteja e fitore.
Në momentet më të vështira për njerëzit e Kosovës, ai ishte aty, çdo herë. Në luftë për të shëruar plagët, në paqe për të ndërtuar shtetin. Gjithmonë i guximshëm dhe i drejtë. Zë i arsyes që nuk i ikte përgjegjësisë.
Sot, në përvjetorin e shkuarjes së tij në amshim, e kujtojmë me respekt për humanizmin e tij, për kolegialitetin e pashoq dhe për punën e përkushtimin e madh për qytetarët dhe vendin tonë. /Telegrafi/