Site icon Telegrafi

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë nuk shprehet optimist për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Nikola Sanduloviq, kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, ka thënë se nuk është optimist sa i përket marrëveshjes dhe se sipas tij, janë procese që ish-kryeministri Thaçi ka pranuar t’i bëj në mënyrë aspak profesionale, duke shtuar se ai ka hyrë i pa përgatitur duke pranuar realizimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Derisa për përkrahjen ndaj Kosovës, Sanduloviq ka thënë se nuk është e vështirë të mbash një qëndrim të tillë.

“Unë mendoj që kjo është e zgjedhja e duhur sepse ky është fakt dhe fakti është i pandryshueshëm. Kushdo tjetër që thotë gjëra të tjera, si presidenti Vuçiq, për shembull, i cili thotë në Parlament që Kosova do të marrë autonomi të gjerë. Unë sinqerisht nuk i kuptoj se si mund të mendojnë kështu dhe çfarë besojnë”, ka thënë kryetari i Partisë Republikane të Serbisë.

Sanduloviq ka thënë tutje se qëndrimi i tyre është përfundimtar.

“Politika jonë është e mbyllur sa i përket këtij drejtimi”, ka shtuar ai.

Për përkrahjen ndaj Kosovës, Sanduloviq ka thënë se kanë gjuajtur eksploziv tek ndërtesa e partisë së tij dhe se familja e tij ka qenë e përfshirë në këto ndodhi.

“Ajo që është më e keqja është që këto kërcënime vijnë nga njerëzit e Vuçiqit, të cilët më kërcojnë mua dhe familjen time…Politika ime nuk do të ndryshojë, unë jam i gatshëm për çfarëdo presioni që më vjen“, ka shtuar ai në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Exit mobile version