“Prishja e objekteve ilegale nuk është ndërprerë as ndalur, aktivitetet nuk janë vetëm makina në terren, por nevojiten procedura ligjore për të realizuar aktivitetet”. Këtë e theksoi sot kryetari i Komunës së Ohrit, Konstantin Georgievski lidhur me vërejtjet në lidhje me zbatimin e ngadaltë të aktiviteteve për heqjen e objekteve të paligjshme në qytet dhe bregun e Liqenit të Ohrit.
“Procedura nuk është ndërprerë, ajo çka duhet të rrënohet do të rrënohet. Kemi planin tonë, kur do vijë koha do të veprohet. Siç ju thashë, rrënimi i objekteve paleje nuk janë vetëm makinat në teren, ne veprojmë sipas procedurave të duhura, ndërsa mekanizmi për largimin është fundi i këtij aksioni”, tha Georgievski.
Ai theksoi se me buxhetin e ri të komunës do të ndahen më shumë mjete për zbatimin e aktiviteteve në terren, më shumë se dhjetë milionë euro./Telegrafi/