“Problemi me ndërtimet pa leje në Ohër është me vite, ndërsa herën e fundit disa prej tyre janë larguar në vitin 2003 dhe 2004”, thotë kryetari i Komunës së Ohrit, Konstantin Georgieski, i cili shton se prej atëherë deri sot në Ohër nuk është rrënuar asnjë shtyllë.
Sipas tij, ky problem nuk mund të zgjidhet në afat prej disa javësh, por kërkon disa vite.
“Largimi i ndërtimeve pa leje është procedurë prej të kaluarës në Komunën e Ohrit dhe nuk është dënuar askush. Kjo është arsyeja për shkak të së cilës në Ohër ka shumë ndërtime pa leje. Për çdo një prej tyre duhet të veprohet sipas ligjeve. Prej tani kjo do të bëhet praktikë e zakonshme dhe ndërtimet joadekuate do të largohen”, thotë Georgievski.
Ai thotë se largimi i ndërtimeve pa leje nuk është vetëm punë në terren, por duhet të plotësohen edhe procedurat juridike.
Ai shtoi se për aktivitetin e largimit të ndërtimeve pa leje, Komuna e Ohrit e ka mbështetjen edhe të pushtetit qendror./Telegrafi/