Site icon Telegrafi

Kryetari i Odës së Mjekëve: Në tri javët e fundit janë infektuar 250 mjekë dhe mbi 500 infermierë

Kryetari i Odës së Mjekëve, Plaurat Sejdiu në RTV Dukagjini thotë se sistemi shëndetësorë është duke u menaxhuar me “tehun e thikës”.

Ai thotë se një pjesë e mjekëve kanë kaluar në lodhje kronike.

“Bëhet fjalë për gjashtë muaj ditë punë të pandërprerë. Vetëm në tri javët e fundit janë infektuar mbi 250 mjekë dhe mbi 500 infermierë. Pra flitet për rreth 800 personel shëndetësorë të infektuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sejdiu thotë se për shkak të kësaj gjendje do të bëhet një riorganizim i personelit shëndetësorë për shërbim më të mirë të pacientëve.

“Po mendojmë që edhe një pjesë të personelit shëndetësorë që kanë sëmundje kronike t’i tërheqim nga vija e parë e frontit”.

Kryetari i Odës së Mjekëve thotë se nuk mund të llogarisin shumë në “100 ushtarët e ri” që i ka rekrutuar Ministria e Shëndetësisë pasi sipas tij ata “nuk dinë të përdorin mirë armët dhe mund të vrasin vetën”.

Sejdiu ka dhënë edhe një propozim që sipas tij qytetarët në vend të gjobave më të holla të dënohen me punë të lehta siç janë pastrimi i objekteve spitalore apo asistimi në kuzhina.

“Atëherë ata do të shihnin pasojat e mosrespektimit të masave të caktuara nga qeveria”, tha ndër të tjera Plaurat Sejdiu./Telegrafi/

Exit mobile version