Telegrafi

Kryetari i Obiliqit u bën thirrje qytetarëve të rrinë në shtëpi

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve të Obiliqit të qëndrojnë në shtëpi gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Gashi përmes këtj postimi ka thënë se pasi moti ka filluar të përmirësohet të gjithve po u mundon rutina dhe vizitat tek familjarët, por në këto momente duhet të kenë durim.

“Në ditët kur po fillon moti të përmirësohet, e kuptoj se na mungon rutina, vizitat tek familjarët e miqtë, por është momenti për durim.Kujtohu se më e mira që mund të bësh sot për më të dashuritë e tu, është të qëndrosh në shtëpi dhe t’i mbrosh nga ky armik i padukshëm”, shkruan Gashi.

AI tha po ashtu se kur kjo situatë të përfundoj do të kenë kohë të mjaftueshme të dalin jashtë.

“Kjo situatë do mbarojë! Do të kemi kohë të mjaftueshme për të dalur jashtë dhe të shijojmë rrezet e diellit. Duke ju uruar javë të mbarë dhe të qetë, ju rikonfimoj se Ne do jemi bashkë, gjithmonë, në çdo sfidë,me besimin tek Zoti me kurajon e gjithsecili do dimë të bëjmë ballë kësaj situate”, shkruan Gashi. /Telegrafi/