Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave, që humbën jetën sot në liqenin artificial në fshatin Milloshevë.
Gashi ka thënë se është i tronditur thellë me ngjarjen që ka ndodhur në fshatin Milloshevë, ku kanë humbur jetën dy fëmijë, transmeton Telegrafi.
“I tronditur thellë me ngjarjen që ndodhi në fshatin Milloshevë, ku dy fëmijë të moshës 9 dhe 11 vjeçare, kanë humbur jetën pasi të njëjtin kishin hyrë në liqenin artificial dhe nga aty nuk kanë mundur të dalin. Në emrin tim dhe gjithë komunës së Obiliqit, shprehi ngushëllimet me të sinqerta për familjen Tërbunja dhe Salihu dhe gjithë qytetarëve të Obiliqit për këtë ngjarje të rëndë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, Policia e Kosovës më herët ka njoftuar se dy fëmijët kanë rënë në një pus me ujë rreth orës 15:oo./Telegrafi/