Site icon Telegrafi

Kryetari i një qyteti nigerian arrestohet, kontrabandoi 200 kilogramë kokainë

Kryetari i një qyteti në shtetin afrikan të Nigerit dhe shoferi i tij u arrestuan në një shkretëtirë me më shumë se 200 kilogramë kokainë në një automjet.

Dy të dyshuar, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, dyshohet se kanë transportuar kokainë në Libi pasi ajo u kontrabandua në vend nga Mali.

Agjencia e kontrollit të drogës atje tha se ishte kapja më e madhe e kokainës në vendin e Afrikës Perëndimore.

Kontrabanda dhe konfiskimet e drogës po bëhen më të zakonshme në rajon.

Kryetari i bashkisë dhe shoferi u dërguan në kryeqytetin e Nigerit, Niamey, për t’u marrë në pyetje. /Telegrafi/

Exit mobile version