Kryetari i një qyteti të vogël në Peru u përpoq të aktronte si i vdekur pasi u kap nga policia duke shkelur rregullat e bllokimit të coronavirusit, ndërsa pinte me miqtë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jamie Rolando Urbina Torres, u fotografua i shtrirë në një arkivol të hapur, ndërsa oficerët erdhën për ta arrestuar gjatë orës policore, në qytetin e Tantara në jug të vendit.
Policia tha se ai shkeli ligjin për distancimin shoqëror, me qëllim që të kalonte kohën me miqtë e tij dhe ishte i dehur kur u arrestua.
Torres më parë është akuzuar nga vendasit që nuk e ka marrë seriozisht kërcënimin e virusit dhe dështoi t’i zbatojë masat paraprake të sigurisë së vendit./Telegrafi/