Telegrafi

Kryetari i një qyteti meksikan ka porositur 15 Cybertruck për nevojat e forcave të rendit

Me këtë porosi, kryetari pret një lirim nga Tesla

Dukja që ka Tesla Cybertruck, ka bërë që shumë të mahiten me të, por numri i porosive të kësaj makine tregon se nuk ka mahi me të, transmeton Telegrafi.

Megjithëse prodhimi nuk fillon deri në vitin 2021, kjo makinë mund të porositet duke paguar 100 dollarë, ndërsa deri tani janë më se 250 mijë porosi.

Të fundit në listë, janë edhe 15 porosi nga kryetari i një komune meksikane, që me paratë e tij, siguroi këto makina që do të shfrytëzohen nga forcat e rendit dhe disa shërbime tjera.

“Kam porositur dhjetë me nga dy motorë dhe pesë me nga tre motorë, i kam bërë fotografitë dhe tani prej një lirim nga Tesla”, ka thënë Adrian Esper Cardenas, që është kryetari i Ciudad Valles i Meksikës.

Sipas tij, nuk është vetëm shpejtësia që ka kjo makinë, por fuqia dhe mbushja me rrymë, që e bëjnë shumë më të përshtatshme se makinat tjera. Kursimi prej mbushjes me benzinë, brenda një viti pritet të jetë rreth një milion euro, teksa do të mbrohet ambienti pasi që nuk liron gazra.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, Tesla Cybertruck e zë për 4.5 sekonda, deri ka autonomi deri në 482 kilometra, ndërsa do të kushtojë duke filluar nga 63 mijë euro. /Telegrafi/