Për shkak të sasisë së madhe të borës në Francë, shumë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa rrugët janë të pakalueshme.
Kjo është arsyeja pse një kryetar bashkie miratoi një dekret të çuditshëm që ndalonte reshjet e dëborës.
Një stuhi dëbore ka goditur ditët e fundit qytetin juglindor francez dhe ka shkaktuar një kolaps të përgjithshëm në komunën Chardonnay.
Kryebashkiaku Mark Shavet bëri një lëvizje të pazakontë duke sjell një rregullore rreth reshjeve të dëborës në territorin e qytetit që drejton.
Ai shpjegoi se donte të përdorte humorin për të dënuar mungesën e burimeve financiare në qytetet e vogla dhe të tërheq vëmendjen e qeverisë.
Mijëra banorë të komunës së Sherdonit prej tre ditësh janë pa energji elektrike dhe nuk mund të lëvizin askund për shkak të rrugëve të bllokuara. /Telegrafi/
— Marc Chavent (@Marc_Chavent) December 7, 2021