Site icon Telegrafi

Kryetari i një partie në Serbi merr pjesë në inaugurimin e Thaçit si president

Kryetari i partisë “Serbia Aktive”, Dushan Janjiq do të merr pjesë në ceremoninë inauguruese të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar kjo parti.
 
Janjiq ka qenë pjesë e disa partive politike në Serbi, si dhe është shquar për analist pragmatik viteve të fundit.

Thaçi nesër pritet të betohet në Kuvendin e Kosovës si president i ri, derisa më 8 prill, të premten, do të inaugurohet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Deri me tash nuk është bërë e ditur se a do të jetë i pranishëm edhe ndonjë politik tjetër nga Serbia në inaugurimin e presidentit të Kosovës, transmeton indeksonline.

Në Prishtinë nuk do të jetë presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, i cili ditë më parë ka thënë se nuk mund të merr pjesë në inaugurimin e presidentit “të shtetit që nuk ekziston”.

Deri me tash janë mbi 50 burrështetas dhe zyrtarë tjerë të lartë nga e gjithë bota që e kanë konfirmuar ardhjen në Prishtinë me 8 prill.

Exit mobile version