Telegrafi

Kryetari i një komune në Spanjë, fton striptizeret në darkën e shtruar për pensionistët (Foto/Video, +18)

Kryetari i komunës së një qyteti ka mbrojtur kategorisht vendimin, që të sjellë striptizere në darkën e shtruar për pensionistët për Krishtlindje.

Banorët e Loyoza del Valle në Madrid, mbetën të shokuar kur striptizeret u shfaqën në darkën e shtruar për pensionistë për festën e Krishtlindjeve, transmeton Telegrafi.

Mysafirët që ishin të pranishëm në restorant u detyruan të largohen nga trupi, kur pranë tavolinave të tyre u shfaqen valltaret lakuriq.

Kryetari i komunës Jose Manuel Jimenez, tha se nuk kishte diçka turpëruese.

“Ne pothuajse gjithmonë ftojmë valltare të tilla gjatë ahengjeve, pasi besojmë se nuk diçka turpëruese”, ka shtuar Manuel Jimenez.

Ai me çdo kusht ka mbrojtur vendimin për të sjellë valltare nudo, duke thënë se ato nuk kishin vallëzuar lakuriq por kostumin që e kishin veshur i ka bërë ato të duken që janë lakuriq. /Telegrafi/