Bali Muharremaj, kryetar i Komunës së Suharekës është i ftuar në debatin e sotëm ‘Jeta në Komunë’, përballë gazetares Jeta Xharra.
Muharremaj u ballafaqua me gjetjet e ekipeve të KALLXO.com për nivelin e papastërtisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Në kohën e COVID-19, kjo Qendër e Mjekësisë Familjare, shihet se ka edhe mungesë të sapunëve, dezinfektuesve për duar.
Lidhur më këtë çështje , Muharremaj ndjeu keqardhje dhe tha se është e pa pranueshme kjo gjendje.
“Mua më vije keq, është e pa pranueshme për mua. Përgjegjësinë e marrë, edhe pse kemi pasë donacione dezinfektues, mjete higjienike mjaftë shumë me të vërtetë është e papranueshme kjo gjendje, edhe pse e kemi bërë renovimin e QMF-ve, kjo gjendje nuk parnohet”, tha kryetari Muharremaj.
Të pranishëm në këtë debat janë edhe asamblistë: Jeton Rrakaqi nga PDK, Aziz Bytyqi nga AAK, Nexhat Ramadani nga LDK, Dukagjin Palushi asamblist i pavarur, Bashkim Ndrecaj po ashtu asamblist i pavarur, si dhe përmes ZOOM-it pjesë e debatit do të jenë Herolind Bytyqi gazetar dhe Brahim Curri nga LDK.
Debati nisi me temën për tenderin e sheshit të qytetit në Suharekës, dhe ankesat lidhur me vonesat në realizimin e punimeve.
Lidhur me këtë kryetari Muharremaj thotë se ai nuk ia ka dhënë tenderin kompanisë së bashkëpartiakut, por ligji.
“Në rend të parë unë s`ia kam dhanë tenderin Blerim Kuçit, ia ka nda Ligji që është në fuqi. Planifikimi u kon dy milionë euro, mirëpo kompania e cila ka bërë projektimin ka harrue me qitë kanalizimin”, deklaroi Muharemaj./kallxo.com