Kryetari i Minneapolisit, Jacob Frey, është gjunjëzuar dhe ka qarë para kufomës së George Floyd gjatë fillimit të ceremonisë komemorative të afro-amerikanit që ndërroi jetë derisa një polic po tentonte ta arrestonte, duke i mbajtur gjurin në qafë për afro nëntë minuta.
Aty kishin marrë pjesë edhe anëtarët e familjes së Floyd, kurse pranë universitetit North Central ishin mbledhur një grup qytetarësh që dëshironin t’i jepnin lamtumirën e fundit, transmeton Telegrafi.
Trupi i pajetë i George Floyd qëndron i shtrirë në arkivolin ngjyrë ari i mbuluar me lule, e përveç portretit të tij, prapa shpinës së pjesëmarrësve ishte bërë edhe një mural me fytyrën e tij.
Ndryshe sot mijëra qytetarë ishin mbledhur në Minneapolis e në mesin e tyre kishte edhe shumë fytyra publike. /Telegrafi/