Kryetari i liberal demokratëve të Austrisë, Matthias Strolz ka thënë fjalët më të mirë për kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.
Tek ka publikuar foto nga takimi me kryetaren e Gjakovës, Strolz ka shkruar në profilin e tij në Facebook se lidere me energji dhe vendosmëri si Kusari-Lila i duhen Kosovës, Austrisë dhe gjithë botës.
Ai ka treguar për çmimet që ka marrë qeverisja e Kusari-Lilës për transparencë dhe ka thënë se do ta mbështes maratonën ndërkombëtare që kryetarja e Gjakovës planifikon ta organizoj në Kosovë.
Takimi është zhvilluar në Vjenë ku kryetarja e Gjakovës ka marrë pjesë në një maratonë.