Site icon Telegrafi

Kryetari i liberalëve evropian dënon vendimin e Ivanov

Kryetari i Liberalëve dhe demokratëve evropian, Hans van Baalen, i cili njëkohësisht është edhe deputet në Parlamentin evropian, fuqishëm e dënoi aktin e faljes, të shpallur nga kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për të gjithë politikanët e përfshirë në skandalin e përgjimit masiv, i cili shkaktoi krizë të thellë në shoqëri, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Maqedonia është futur në trazira të fuqishme politike pas publikimit të një pjese të materialeve të përgjuara në vitin 2015. Kryetari i Maqedonisë me vendimin e tij të njëanshëm për ndërprerje të hetimeve lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, të zbuluara përmes bisedave të publikuara nga përgjimet, duke deklaruar që vendimi për veprimin e tij të këtillë është „për ti dhënë fund kësaj agonie të Maqedonisë“, njoftoi Van Baalen.

Duke e komentuar veprimin e Ivanovit, kryetari i Liberalëve dhe demokratëve Evropian deklaroi se falja për politikanët e përfshirë në aferën e përgjimeve, paraqet shkelje flagrante të marrëveshjes së korrikut të vitit 2015, të arritur me ndërmjetësim të BE.

„Prokuroria Speciale Publike duhet të jetë në pozitë që në tërësi dhe në mënyrë të pavarur ti zbatojë të gjithë hetimet në kompetencë të tyre, dhe nuk duhet të jepen asnjë lloj faljesh. Bashkimi Evropian duhet ta bëj të qartë se Ivanovi duhet menjëherë ta tërheq vendimin e tij“, Thotë Baalen./Telegrafi

Exit mobile version