Site icon Telegrafi

Kryetari i LDK-së në Prizren: Gabuam me Donika Gërvallën

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli ka reaguar ndaj partisë së tij, për sjelljen që ka treguar me Donika Gërvallën. Ai thotë se me këtë veprim, LDK-ja i ka shkaktuar dëme shumë vetvetes.

“Dëmi i moslejimit të pjesëmarrjes së Donikas në takimin e Këshillit të Përgjithshëm është shumë i madh, sesa pjesmëmarrja e saj në këtë takim”, thotë Avdyli, shkruan PrizrenPress.

“Ky zhgënjim po ndihet dhe vërehet gjithkund dhe me gjithkënd. Kjo huti dhe pakënaqësi e elektoratit është më e madhe pas atyre skenave të pakëndshme, sesa do të prodhonte një diskutim i saj aty”.

“Ne nuk guxojmë të lëndojmë besimin e elektoratit besnik në vlerat që përfaqëson LDK-ja. Ne nuk guxojmë të nëpërkëmbim kontributin 25-vjeçar e veteranëve të LDK-së, sidomos elektoratin e diasporës. Ne jemi aty për ata. Ne duhet të dëgjojmë zërin e tyre”, tha ai.

“Skenat e tilla nuk kanë me dëmtuar asnjë individ më shumë, se sa vetë LDK-në”, tha Avdyli.

Exit mobile version