Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e dorëzoi raportin e Këshillit të Prokurorëve Publikë për shkarkimin e kryeprokurores Katica Janeva tek Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime.
Siç njoftojnë nga kabinet i Xhaferit, sipas procedurës kuvendare, kryetari i këtij komisioni, Ilija Dimovski tani duhet të caktojë seancë ku do të vendoset për shkarkimin e Katica Janevës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Komisioni do të duhet të vendosë nëse seanca do të jetë e hapur për publikun apo e mbyllur.
Sipas rregullores së Kuvendit pas përfundimit të diskutimit në komision, kryetari i Kuvendit do të duhet të thërrasë seancë për shkarkimin e Katica Janevës. Vendimin përfundimtar të votimit të deputetëve duhet ta vërtetojë Këshilli i Prokurorëve Publikë./Telegrafi/