Site icon Telegrafi

Kryetari i Kuvendit të Arabisë Saudite do të qëndrojë edhe në Tetovë, nesër regjim i veçantë komunikacioni

SPB Tetovë informon se me rastin e mbërritjes dhe qëndrimit në Tetovë të një delegacioni të lartë nga Kuvendi i Mbretërisë së Arabisë Saudite i udhëhequr nga Abdullah Bin Muhamed Al Sheikh, nesër (e enjte) nga ora 05:30 do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit në Tetovë.

Regjimi i modifikuar do të zbatohet për rrugën “Iliria” nga hyrja – dalja e Tetovës deri në sheshin e qytetit dhe anasjelltas, pastaj në shtrirjen nga sheshi i qytetit deri në kryqëzimin me rrugën “Vëllezërit Milladinovi” dhe anasjelltas dhe në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në shtrirjen nga kryqëzimi me rrugën e “Ilindenit” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjorçe Petrov”.

“Regjimi special do të zbatohet deri në orën 12:00. Luten qytetarët që gjatë kësaj periudhe të mos drejtojnë automjetet e tyre në këtë pjesë të qytetit apo t’i parkojnë automjetet e tyre në rrugët e lartëpërmendura pa nevojë të domësdoshme dhe urgjente, të kenë durim dhe të respektojnë plotësisht urdhrat dhe udhëzimet e punonjësve të policisë së SPB-Tetovë”.

“Me këtë qytetarët drejt për së drejti do të kontribuojnë që të mos pengohet lëvizja e qetë dhe e sigurt e mysafirëve nga Arabia Saudite dhe në përgjithësi qarkullimi normal i trafikut në Tetovë”, thonë nga SPB Tetovë.

Exit mobile version