Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion Kadri Veseli ka deklaruar më shumë para në institucione financiare.
Kryetari i Kuvendit Veseli sivjet ka deklaruar pasuri rreth 334 mijë e 606 euro. Deklarimi i pasurisë i një viti më parë kishte vlerën e tërësishme rreth 312 mijë e 785 euro që paraqet një diferencë prej 21 mijë e 800 eurove pasuri më shumë të deklaruar këtë vit.
Sipas formularit të deklarimit të pasurisë në AKK, pasuria e paluajtshme e e kryeparlamentarit Veseli, kap vlerën 222 mijë euro, vlerë e njëjtë me deklarimin e vitit 2015. Ndryshim nuk ka as në deklarimin e pasurisë së luajtshme që ka vlerën 16 mijë e 300 euro.
Paratë të gatshme të mbajtura në institucione financiare kryeparlamentari ka deklaruar në AKK se ka gjithsej 30 mijë e 741 euro për dallim nga deklarimi i vitit 2015 kur deklaroi 12 mijë e 313 euro.
Në bazë të deklarimit të sivjetmë, Veseli ka 18 mijë euro më shumë para të gatshme në institucionet financiare.
Veseli ka deklaruar të hyra vjetore 65 mijë e 565 euro. Nga këto të hyra në formular thuhet se 34 mijë e 971 euro janë të hyrat nga vetë deklaruesi dhe pjesa tjetër e të hyrave vjetore, apo 30 mijë e 595 janë të ardhurat nga paga e bashkëshortes.
Publikimi i regjistrave të deklarimit të pasurisë tregon kapacitetet pasurore të zyrtarëve të lartë publikë. Me kryerjen e këtij obligimi ligjor, zyrtarët e lartë tregojnë pasurinë e tyre gjatë ushtrimit të funksionit publik./Kallxo.com/