Site icon Telegrafi

Kryetari i KQZ-së, Radoniqi dhe shefi i misionit të OSBE-së, Davenport flasin për zgjedhjet lokale

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Në fillim të takimit, kryetari i KQZ-së, Radoniqi njoftoi ambasadorin Davenport lidhur me përgatitjet që po zhvillohen për organizimin e Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe më ecurinë e përgjithshme të zbatimit të aktiviteteve të ndryshme zgjedhore.

Kryetari i KQZ-së, falënderoi shefin e misionit të OSBE-së për ndihmën që kjo organizatë ka dhënë në fushën e zgjedhjeve dhe për KQZ-në.

Në anën tjetër, ambasadori Davenport, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritashëm dhe uroi sukses në organizimin e këtyre zgjedhjeve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version